Drejtoria e Tatimeve të Tiranës ka paditur penalisht biznesmenin Damir Fazlliç me akuzën se ka përfituar në mënyrë të paligjshme 2 milionë €.
Në bazë të akuzës së ngritur nga kjo drejtori, kompania e Fazlliç ka paraqitur fatura në tatime që kapin shifrën e 2 milionë € për disa punime në zonën e Porto-Romanos.
Por në bazë të hetimeve të kryera, investimet në këtë zonë kanë qenë fiktive dhe nuk janë kryer në masën që deklarohet.
Falsifikimi i dokumenteve dhe mashtrimi janë 2 akuzat me të cilat do të përballet kompania e biznesmenit të akuzuar shpesh për lidhje me ish-kryeministrin Berisha.
Koha kur janë dorëzuar këto fatura është 11 vjet më parë, pikërisht në vitin 2005.

Advertisement