Padia e Doshit ndaj Brahos, Gjykata nis shqyrtimin e çështjes

Në Gjykatën e Lartë nisi sot procesi gjyqësor për shqyrtimin e padisë për shpifje që Deputeti Tom Doshi ka ngritur ndaj Deputetit Spartak Braho.

Në seancën e sotme u kërkua pajtimi i palëve, por Doshi nuk është tërhequr nga akuzat. Ai e paditi Deputetin e LSI-së, Braho, pasi ky i fundit deklaroi se Doshi kishte paraqitur një raport mjekësor të falsifikuar në Kuvend, për të mos marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve.

Advertisement

Për këtë ai ka kërkuar nga gjykata shpërblim me 1 euro. Në dalje të gjykatës, Deputeti i Shkodrës tha se nuk është e vërtetë që prokuroria i ka mbyllur hetimet për atentatin e dyshuar ndaj tij.