Kate Moss dëbohet nga avioni

Mandatory Credit: Photo by ROCHON-VOLLET/CAU/SIPA/REX (3622388e) Kate Moss Kate Moss out and about in Paris, France - 04 Mar 2014

Supermodelja Kate Moss u dëbua nga avioni me të cilin po udhëtonte për shkak të sjelljes së pahijshme.

41-vjeçarja udhëtonte nga Turqia për në Britani.

Advertisement

Sipas raportimeve në media, sjellja e saj bëri që në momentin e uljes së avionit në aeroportin e Luton në Britani, Moss të shoqërohej nga policia.

Nuk dihet ekzaktësisht se çfarë ka bërë gjatë udhëtimin supermodelja britanike, megjithatë BBC raporton se pas shoqërimit jashtë aeroportit, ajo u la e lirë.