Rita Ora është ndër këngëtaret nga Kosova më të famshme në botë.

Bukuroshja gjithmonë është shprehur krenare për prejardhjen e saj në çdo intervistë të dhënë. Madje së fundmi ajo kishte bërë të ditur për VOGUE se së shpejti do të ishte edhe në vendlindje. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendës kryeministri i Kosovës, z. Behgjet Pacolli. Madje miliarderi shqiptar ka treguar se Rita nuk ka pranuar të paguhet për këtë ngjarje.

Advertisement[the_ad id="69159"]

“Familja Ora (Sahatçiu) meriton një respekt të madh për çdo gjë që kanë bërë për promovimin e Kosovës. Duke edukuar vajzën e tyre në një atdhetare të vërtet. Kam kënaqësinë të konfirmoj ardhjen e yllit tonë botëror Rita Ora me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë. Ajo nuk ka pranuar të paguhet për këtë ngjarje dhe kjo do të thotë shumë për personalitetin e saj.”, shkruan Pacolli ne llogarine e tij ne Facebook.