Me një sukses të jashtëzakonshëm mbarëbotëror në shumë pak muaj, ajo kaloi nga një performuese nëpër clubet e New Yorkut në yll popi ndërkombëtar. Gaga është ë bindur se ka qenë e destinuar që të bëhej yll dhe se nuk do të jetonte dot pa këtë botë. Ja se çfarë ka thënë ajo për Fox News: ”Më është thënë për shumë kohë se nuk jam e bukur mjaftueshëm, jam shumë e çuditshme, jo e mirë mjaftueshëm. Megjithatë gjithnjë kam qenë e famshme, thjesht askush nuk e dinte. Ka shumë momente të vështira, por çdo mëngjes kur ngrihem përpiqem të sjell në mendje atë vendin e gëzueshëm, e kjo më kujton se do të vdisja nëse dikush do të m’a rrëmbente. Nëse do të më rrëmbenin famën, unë nuk do të isha më njeri.” Ndërkohë Lady GAGA është në kopertinën e të famshmes revistë, bibla e muzikës “Rolling Stone”, me një truk të rëndë dhe asgje në trup veç flluskave. Sigurisht që flluskat janë vendosur me kujdes që të mbulojnë gjoksin dhe pjesët intime.