Big Booi dhe Andre 3000 publikuan albumin e fundit IDLEWILD në vitin 2006, i cili arriti në vendin e dytë në Billboard 200 dhe fitoi diskun e platintë në SH.B.A. Dyshja vendosi të shpenzonte kohë në projektet solistike, për t’u ribashkuar sërish këtë vit dhe materialet për të cilat po punojnë janë shumë sekret. Gjatë një interviste për BBC Radio 1, Big Booi ka thënë: “Është informacion top sekret për momentin. Nuk mund t’i tregojmë njerëzve se ç’po bëjmë. Mjaftohuni me faktin se diçka po përgatitet”.

Advertisement