Orinda Huta dhe Turjan Hysko, prindër për herë të parë!

Pas shumë aludimesh në rrjet, Orinda dhe Turi kanë konfirmuar vetë lajmin e pritjes së ëmbël në rrjete sociale.

Në një postim në Instagram, Turjani shkruan:

Advertisement

“Pranvera nuk vjen me një lule, vjen me një *beb*” dhe vendos hashtagun #katërshjafantastike.

Ndërsa, Orinda shprehet:

“Duke pritur mrekullinë me të cilën Zoti zgjodhi të na bekojë!”

Dyshja janë bashkë prej më shumë se një dekade. Çifti kurorëzoi dashurinë 10-vjeçare në një ceremoni të mbajtur në Kalanë e Petrelës, më 27 korrik 2017.