Kur bëhet fjalë për trupin e njeriut, duhet të dini se ai është i ndikuar nga ndryshimet që ndodhin në organizëm. Në përgjithësi njerëzit kryejnë marrëdhënie më të shpeshta seksuale kur janë të lirë nga angazhimet ose kur eksitohen nga një ndodhi e momentit. Por sipas kërkuesit shkencor të University of Harvard, doktor Paul Kelley, koha më e mirë për të bërë dashuri përcaktohet nga mosha që keni. Living ka disa udhëzime për ju :

Kur jeni në të 20-tat: Ora 15.00 është më e përshtatshmja. Kjo është koha kur organet kanë kulmin e energjisë. Ai gjithashtu rekomandon zgjimin në orën 09:30 dhe gjumin në orën 01:00.

Advertisement

Kur jeni në të 30-tat: Ora 08:20 e mëngjesit është ora e artë për të bërë dashuri. Rrezet e diellit rrisin nivelin e testosteronit tek meshkujt dhe stimulojnë hipotalamusin, pjesa e trurit që kontrollon prodhimin e hormoneve. Njerëzit tek të tridhjetat duhet të zgjohen më herët (08:10), se ata që janë në të njëzetat e tyre, Ora 23 : 00 është koha e duhur për të fjetur.

Kur jeni në të 40-tat: Ora 22:20 është koha më e mirë për të bërë dashuri. Flini në mesnatë dhe zgjohuni në 07:50.

Kur jeni tek të 50-tat: Edhe për 50-vjeçarët, ora 22:00 është ora ideale për të bërë pak gjimnastikë poshtë çarçafëve. Në këtë moshë, është mirë të bëni dashuri në mbrëmje vonë dhe më pas të flini të qetë

Kur jeni tek të 60-tat: Ora 20:00 është koha më e mirë për të bërë dashuri. Një darkë e hershme (18:30), është e rekomanduar për të minimizuar rreziqet e dispepsisë dhe urthit.

Kur jeni në të 70-tat: Ora 20:00 , ashtu si gjashtëdhjetë vjeçarët, është perfekte për të kryer marrëdhënie seksuale. Duke qënë se 70 vjeçarët mund të zgjohen shpesh gjatë natës, është e këshillueshme të shkojnë në shtrat herët për të bërë një gjumë sa më të plotë.

Burimi : ‘’The Independent’’