27 vjecarja që u bë e njohur nga reality Show Big Brother, nuk e fsheh se do të bëjë sa më shumë para në mënyrë që t’u sigurojë të ardhmen fëmijëve. Thuhet se dy transmetimet më popullorë amerikan janë të gatshëm të paguajnë 500 000 Pound për një bisedë me Jade. Por ylli i Big Brother është shumë sëmurë për të dhënë intervista të tjera. Mbrëmë ajo ju nënshtua një tjetër ndërhyrjeje për te minimizuar pak dhembjet në stomak. Përfaqësuesi i Goody ka thënë se do të flasë për programet amerikane vetëm nëse shëndeti i saj do të përmirësohet. “Historia e Jade po dëgjohet në të gjithë botën. Qindra njerëz më telefonojnë cdo ditë për të pyetur. Oprah dhe Larry duan gjithashtu të bëjnë një intervistë. Por të gjitha këto do të realizohen kur të dojë Jade dhe sigurisht nëse mundet”,- ka thënë përfaqësuesi për Daily Express. Jade i ka shitur të drejtat e publikimit të dasmës së saj revistës OK! për 700 000 Pound dhe 100 000 Pound Living TV që do të transmetojnë ceremoninë e dasmës në 11 Mars.