Oprah më e Fuqishmja

Saturday, September 5, 2026

Oprah Winfrey është kurorëzuar si Personazhi më i Fuqishëm për 2013-ën. Pas dy vitesh “medaljeje të argjendte” Oprah kryeson klasifikimin 100 Celebritetet më të Fuqishme në Botë për vitin 2013, përpiluar nga FORBES, klasifikim i cili në 6 nga 10 pozicionet e para është “pushtuar” nga femrat. Në vendin e dytë renditet Lady Gaga, nga vendi i katërt në të gjashtin renditen Beyoncé, Madonna e Taylor Swift dhe në vendin e dhjetë Ellen DeGeneres. Vetëm 4 meshkuj gjenden të renditur në 10 vendet e para mes të cilëve Justin Bieber (në vendin e 9-të) dhe tenisti Roger Federer (në të 8-in). Të tjerë të famshëm që bëjnë pjesë në listën e përpiluar nga prestigjozja FORBES janë Jennifer Lopez, Rihanna, Coldplay, Tiger Woods, Katy Perry, Robert Downey JR dhe David Beckham.

Ja ku është edhe Top 10-shja e Personave të Famshëm më të Fuqishëm të vitit 2013:

1. Oprah Winfrey
2. Lady Gaga
3. Steven Spielberg
4. Beyonce Knowles
5. Madonna
6. Taylor Swift
7. Bon Jovi
8. Roger Federer
9. Justin Bieber
10. Ellen DeGeneres

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM