Opozita e pranishme në seancë, por nuk do të votojë vettingun

Demokratët kanë vendosur që të jenë të pranishëm në seancën e sotme parlamentare por nuk do të votojnë për ligjin e vettingut në formën e tij aktuale. Qëndrimin do ta shprehë kreu i Grupit Parlamentar, Edi Paloka dhe pritet që të jenë të paktë deputetë opozitarë që do të flasin në emër të demokratëve. Në mbledhjen e mesditës me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar, Lulzim Basha ka këmbëngulur për të mos pranuar një ligj për vettingun pa konsesus, e që sipas opozitës është hapur në kundërshtim me Kushtetutën.
Për kryeopozitarin procesi i vettingut, duhet të jetë një proces ligjor dhe jo politik, për këtë të fundit akuzon mazhorancën, edhe për faktin që nuk ka dalë me asnjë argument kundër verëjtjeve dhe propozimeve të ekspertëve të PD.
Sipas kryetarit Basha, projektligji në formën që do të kalojë sot në Parlament, është në shkelje të Kushtetutës së re të miratuar në të gdhirë të 22 korrikut.

Advertisement