Opinionist në “BBV”? Luiz Ejlli shuan disa pikëpyetje për Ronaldo Sharkën…

Ronaldo Sharka në premierën e filmit “5 Herë Jo” ka intervistuar disa nga personazhet më të përfolur të momentit.

Në klipin e shfaqur sot në emisionin e tij “Mos i bjer me top” nuk mungoi as Luiz Ejlli, i cili iu përgjigj disa pikëpyetjeve.

Advertisement

Në lidhje me filmin e Borës dhe Donaldit Luizi tha: Pritshmëritë e mia janë 5 herë po. Besoj e kanë realizuar, ia kanë arritur qëllimit dhe do ia vlejë. I uroj suksese të gjithë aktorëve, kastit.”

Sakaq në lidhje me ndjenjën se do të bëhet baba këngëtari tha se që tani Kiarën e sheh dy.

“Çdo moment që e shoh Kiarën i shoh dy. I kam dy tani.”

Ndërsa në lidhje me lajmet që qarkullojnë se do të jetë opinionist i “BBVK”, Ejlli nuk tha diçka konkrete: Prisni sa të fillojë. Diçka ka. A rri unë pa bërë diçka?