Dhe të mendosh që jo më larg se një muaj më parë dolën në publik në ceremoninë e ndarjes së cmimeve Oscar dhe dukeshin të lumtur me njëri-tjetrin. Kjo shfaqje ishte dhe një “garanci” se e kishin mbledhur mendjen top e se nuk do kishin ndarje e ribashkime. Madje kishin folur dhe për martesë në horizont, se ishin personat e duhur për të kaluar jetët respektive. Një burim ka thënë për revistën PEOPLE: ”Ata kishin disa mosmarrëveshje dhe vendosën të mos vazhdonin të shiheshin. Jen po vazhdon me jetën e saj sic ka bërë gjithnjë. Duket e lumtur”.