One Direction kanë triumfuar për të dytin vit radhazi në mbrëmjen gala të American Music Awards 2015.
Mbrëmja e mirëpritur nga Jennifer Lopez pati surpriza dhe performanca të shumta, të cilat mbajtën publikun lidhur për orë të tëra.
Grupi One Direction, të shpallur si artistët e vitit, deklaruan në skenë se tashmë do të shkëputen për një periudhë dhe do t’i kushtohen familjes.
Ja disa prej fituesve të mbrëmjes:
Sam Hunt – Artisti i ri i vitit
“1989”, Taylor Swift – Albumi i preferuar Pop / Rock
Enrique Iglesias – Artisti latin i preferuar
Blank Space – Kënga solo e vitit
“Anything Goes”, Florida Georgia Line – Albumi Rap / Hip – Hop i preferuar
Nicki Minaj – Artistja e preferuar Rap / Hip – Hop
“Beauty Behind the Madness”, The Weeknd – Albumi Soul / R&B i preferuar
Ed Sheeran – Artisti Pop / Rock mashkull i preferuar
Calvin Harris – Artisti i preferuar Electronic Dance
Ariana Grande – Artistja e preferuar femër Pop / Rock
Rihanna – Artistja femër e preferuar Soul / R&B
The Weeknd – Artisti mashkull i preferuar Soul / R&B