One Direction planifikojnë albumin e ri, pa Zayn Malik

Djemtë e One Direction po vazhdojnë me planet e tyre edhe pas daljes nga grupi të Zayn Malik, dhe këto plane përfshijnë një album të ri.Këngëtari Niall Horan ka shkruar në Twitter për planet e ardhshme të grupit. “Patëm një bisedë me producentët. Kemi nisur të organizohemi për albumin e ri. Mezi po pres!”
E ndërsa grupi po riorganizohet, Liam Payne ka gjetur kohën për të falenderuar fansat për mbështetjen.
“Shoh se shumë prej jush na falenderojnë që qëndruam bashkë. Por, ju jeni heronjtë e vërtetë që nuk menduat për asnjë moment që kishte marrë fund.”
Kështu do të nisë regjistrimi për albumin e pestë të grupit.

Advertisement