Jay Z sjell “Tidal”, faqen ku do të gjeni muzikë dhe video me cilësi maksimale

Rihanna, Kanye West, Madonna, dhe shumë e shumë artsitë të tjerë kanë dhënë mbështetjen e tyre për Jay Z dhe biznesin e tij të ri që do të ofrojë streaming, duke ndryshuar fotot e profileve të tyre në cdo rrjet social.Të gjitha fotot e profileve janë hequr dhe janë zëvëndësuar nga ngjyra e kaltër, njësoj si logo e kompanisë Tidal, ecila do të nisë punën zyrtarisht këtë pasdite.
Në faqen zyrtare të Tidal shkruhet: “Ky është shërbimi i parë streaming që kombinon cilësinë më të mirë të zërit, videot High Definition dhe editorialet e kuruara.”
Shumë persona e shohin këtë si një përpjekje të Jay Z për të hedhur poshtë faqet e tjera streaming si Spotify, Pandora, dhe YouTube që, në fakt, e ofrojnë shërbimin pa pagesë. Ndërkohë që Tidal ofron streaming përkundrejt pagesës prej 19.99 dollarë, cmim që është kritikuar shumë edhe nga publiku (dyfishi i Spotify).
Njëkohësisht Tidal do të ofrojë edhe dëgjim me cilësi standarte përkundrejt cmimit 9.99 dollarë.
Para një muaji Jay Z ka blerë kompaninë Suedeze Aspiro, e cila operon në këtë lloj shërbimi. Marrëveshja thuhet se ka qenë në vlerën 56 milionë dollarë.
Në një takim që Jay ka zhvilluar me artistë si Kanye West, Rihanna, Madonna, Chris Martin, Jack White, Daft Punk, Nicki Minaj, dhe Beyoncé, ka thënë se synon shpërndarjen e muzikës së tyre bazuar në të drejtat e autorit.
Kanë qenë pikërisht ata artistët të cilët e kanë mbështetur në iniciativën e tij duke ndërruar fotot e profileve.

Advertisement