Olta ‘thur’ lëvdata për Luizin…

Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli janë dy kampet e kundërta në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania”.

Ndonëse në fillim u duk se ishin miq me njëri-tjetrin, shpejt rrjedha e lojës i përfshiu dhe sot ata konsiderohen si “lidera” të grupeve brenda shtëpisë.

Advertisement

Ndonëse janë kundër njëri-tjetrit, ata përsëri e pranojnë që janë ndër konkurrentët më të fortë. Madje së fundmi Olta si asnjëherë, ka pranuar para banorëve të tjerë se Luizi e meriton finalen dhe se do të fitojë madje.

E dalë kjo nga goja e aktores, është e pabesueshme në këtë pikë të lojës.

“Zihem e grihem me Luizin, por ai e meriton finalen. E meriton me gjithë gjërat që ka bërë. Është formati i tillë, bën lëmsh shtëpinë ai, krijon situata. Ai do të fitojë,”-është shprehur Olta.

Dukshëm shtëpia e “Big Brother Vip” është ndarë në dy grupe. Në njërën anë qëndron Olta me grupin e saj i cili përbëhet nga Amosi, Dea Mishel, Kristi, Tea dhe në anën tjetër qëndron Luizi dhe “përkrahësit” e tij, Efi, Armaldo dhe Kiara.