Olta: Nuk dal se jam Prima Dona/ Ronaldo: Uroj që njerëzit të kuptojnë falsitetin tënd!
Ronaldo dhe Olta vijojnë t’i hedhin ‘kunja’ njëri-tjetrit. Ronaldo e pyeti Oltën nëse ajo e kishte hapur valixhen e rrobave apo akoma.
Ndërkohë kjo e fundit, u përgjigj duke thënë se ajo nuk e bëri valixhen fare, pasi e përjashtoi daljen nga shtëpia, si opsion.
Ronaldo: Pse je kaq e sigurtë që nuk del?
Olta: Sepse jam ‘Prima Dona’ shpirt. Si mund të dalë një Prima Dona domethënë, nuk e di?
Ronaldo: A mjafton të jesh ‘Prima Dona’, për të mos dalë nga shtëpia?
Olta: Po, mjafton!
Të ulur në kuzhinë, Olta dhe Ronaldo edhe njëherë shprehën hapur faktin që ata nuk e pëlqejnë njëri-tjetrin.
Olta: Ti flet budalliqë more djalë, çfarë të flas unë me ty?
Ronaldo: Ty të djegin të vërtetat e mia.