Olta Gixhari poston për herë të parë foto me barkun e rrumbullakosur

Prej pak ditësh, Olta Gixhari bëri publik lajmin se është në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri i saj do të bëhën prindër për herë të parë, ndërkohë që aktorja e konfirmoi shtatzëninë në një mënyrë të veçantë.

Olta ka premtuar në Instagram-in e saj se ditë pas dite do të ndajë disa gjëra rreth shtatzënisë me ndjekësit e saj. Sot për herë të parë aktorja ka publikuar një foto me barkun e rrumbullakosur. Sigurisht, duket më e bukur se kurrë.

Advertisement

Në të njejtim postim ajo pyet nëse njerëzit e gjejnë dot se në cilin muaj të pritjes së ëmbël është. Përgjigjet janë të shumta, por ajo që shihet më shpesh është “muaji i pestë”. Megjithatë ne do të presim për vetë konfirmimin e Oltës. Siç bëmë edhe për gjininë e bebit, kur shumë persona thanë se aktorja ishte në pritje të një djali.

Kujtojmë se prej disa kohësh, Olta jeton në Spanjë së bashku me partnerin e saj.

Burimi: News31.al