Olta Gixhari do të bëhet nënë. Ja partneri :)

Edhe karantina ka nisur të sjellë frytet e para. Olta Gixhari do të bëhet nënë. Aktorja e njohur e skenës së teatrit është në pritje të ëmbël. Lajmi është bërë publik sot nga Revista Who dhe është konfirmuar edhe nga aktorja pak minuta më parë.

Po të njëjtat burime njoftojnë se Olta i ka kaluar javët e para dhe më të sikletshme të pritjes së ëmbël, por gjithçka ka dashur ta jetojë në privatësi e jashtë vëmendjes mediatike.

Qysh në ditët e para të marsit, kohë kur edhe vendi ynë u izolua për shkak të pandemisë, Olta fluturoi menjëherë drejt Spanjës, atje ku jeton edhe partneri i saj.

Prej javësh, qarkullonin zërat se aktorja mund të ishte në pritje të ëmbël, por sot shtatzënia u konfirmua edhe nga vetë Olta. Pak minuta më parë, ajo postoi një foto në breg të detit së bashku me partnerin. Edhe pse nuk arrijmë dot të shohim portretin e tij, për momentin lajmi më i bukur është në përshkrimin e fotos: “Mami dhe babi…”

Pas sërfit…