Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin duke thënë se antibiotikët po mbarojnë, ndërsa bakteret po bëhen gjithnjë e më rezistente. Situata mund të favorizojë përhapjen e sëmundjeve të rënda.

Antibiotikët po mbarojnë. sipas një raporti të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, rritja e rezistencës së baktereve dhe numri i kufizuar i mjekimeve të reja mund të favorizojë përhapjen e sëmundjeve të rënda. Nga 50 molekula të eksperimentuara vetëm tetë prej tyre ofrojnë zgjidhje për të luftuar bakteret që nuk reagojnë ndaj terapive ekzistuese.

Advertisement

Rezistenca ndaj antibiotikëve është kërcënimi më i madh për shëndetin e popullsisë botërore, rreth 250 mijë persona në vit humbin jetën si pasojë e tuberkulozit multirezistent, një variant më i fuqishëm nga ai i zakonshmi. Mes 12 grupeve të agjentëve patogjenë të konsideruar të rrezikshëm, disa prej tyre janë përgjegjës të sëmundjeve banale si Bronkopleumonia apo infeksione te zakonshme. Kjo nënkupton se dhe bakteret më të zakonshëm po përforcohen.

Për shkak të situatës alarmante dhe të konsideruar shumë serizoe, shkencëtarët kanë bashkuar forvat nën firmën e një iniciative ndërkombëtare. Në 4 shtator të 2017-ës, gjashtë vende: Gjermania, Luksemburgu, Vendet e ulëta, Afrika e Jugut, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar investuan më shumë se 56 milion euro për zhvillimin e mjekimeve të reja. OBSH gjithashtu po harton dhe një manual për përdorimin e antibiotikëve.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë nëse nuk do të gjendet një zgjidhje do të kthehet e kaluara kur infeksionet e zakonshme frikësonin njerëzit dhe kur një ndërhyrje e vogël kirurgjikale mund të kushtonte jetën.