Presidenti amerikan në largim, Barack Obama surprizoi zëvendëspresidentin amerikan, Joe Biden duke i dhënë atij dekoratën më të lartë të vendit për civilët në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë nuk e kisha as idenë më të vogël”, deklaroi Biden i përlotur, pasi Obama i vendosi Medaljen Presidenciale të Lirisë rreth qafës.

Advertisement

Kjo medalje u është dhënë vetëm tre personave të tjerë, papa Gjon Pali II, presidentit Ronald Reagan dhe gjeneralit Colin Powell.

Obama vlerësoi Biden si “zëvendëspresidenti më i mirë që Amerika ka pasur ndonjëherë” duke shtuar se të dy kanë një “bromance”( marrëdhënie e fortë joseksuale mes dy meshkujve ose lidhje vëllazërore – shën.i përkth.).

“Ky është një njeri i jashtëzakonshëm, me një karrierë të jashtëzakonshme në shërbimin publik”, tha Obama, duke vlerësuar Biden për punën e tij në emër të administratës, por edhe për cilësitë personale.