Nëse e adhuron Ed Sheeran, bëj kujdes. Kantautori është i fejuar prej disa muajsh me Athina Andrelos, një brune bukuroshe që me sa duket është shumë xheloze. Athina ka një problem të vockël me Taylor Swift, shoqja e ngushtë e Ed-it të saj. Sipas raportimeve të një burimi për revistën OK! Athina-s i ka ardhur në majë të hundës me prezencën e Tay në jetën e të dashurit të saj: “Kjo situatë është shumë e sikltshme për Ed, sepse Athina nuk do që Taylor të jetë më pjesë e jetës së tij. Ai do t’ja bëjë qejfin, por nga ana tjetër shoqëria e Taylor-it i pëlqen”.
Ehhhhh shumë e sikletshme duhet të jetë. Por sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo gjërat u përkeqësuan me fjalimin që Swift mbajti kur fitoi çmimin për International Female Solo Artist duke mundur artiste si Beyoncé dhe Sia në Brit Awards. Artistja e falenderoi publikisht Ed duke thënë se po të mos ishte për të nuk do t’a kish fituar kurrë këtë çmim dhe e mbylli me frazën :”Doja vetëm të thoja: I LOVE YOU Ed Sheeran (Të dua Ed)”. Me siguri Athina do jetë nevrikosur shumë dhe ne n’a vjen keq për Ed i cili ndodhet mes dy zjarresh. Cilën femër do të zgjedhë për të mbajtur në jetën e tij? Të presim e do të shohim…