Nuk u vjen më “turp”, fëmijët e Bruce Jenner e mbështesin për ndryshimin e gjinisë

Bruce Jenner i ka fëmijët përkrah! Ish-sportisti ka marrë mbështetjen e 10 fëmijëve të tij për ndryshimin e gjinisë nga mashkull në femër, tregojnë burime ekskluzive për Us Weekly.

Sipas këtij burimi disa prej fëmijëve të tij fillimisht ndiheshin “të turpëruar” nga ky ndryshim por tashmë e mbështesin 100%, sidomos pasi InTouch publikoi një artikull jo shumë të këndshëm për të më 26 Janar.
“E gjithë kjo vëmëndje ka bërë që ata ti japin përkrahjen e tyre. Ai e ka mbajtur këtë sekret për kaq shumë kohë brenda vetes sa që tani të gjithë ndihen më të lehtësuar që cdo gjë ka dalë hapur”, tregon një mik i familjes.
Jenner është njerku i Kim, Khloe, Kourtney, dhe Rob Kardashian. Me ish-bashkëshorten Kris Jenner ka vajzat Kendall dhe Kylie Jenner. Gjithashtu ka djalin Burt dhe vajzën Casey nga martesa e parë me Chrystie Crownover si edhe djemtë Brody dhe Brandon Jenner nga martesa e dytë me Linda Thompson.
Burimet shtojnë se djemtë e Jenner “janë bërë protektiv dhe duan që babai i tyre ta jetojë jetën si ka dëshirë.”
Jenner ka bërë ndryshime në pamjen e tij ku hera herës është shfaqur me flokë të gjatë, thonj të lyer me manikyr të kuq dhe vathë diamanti, ndërkohë që kohët e fundit është parë me buzë më të plota e të fryra.
Lidhur me këto ndryshime nuk është dhënë asnjë detaj deri më sot kur vetë Jenner ka vendosur të shfaqet hapur.
Më tepër detaje do të keni mundësinë ti ndiqni në sezonin e ardhshëm të reality show “Keeping Up With the Kardashians”. Gjithashtu pritet që ai të ketë serialin e tij në stacionin E!, i cili aktualisht po xhirohet.

Advertisement