“Nuk ndihem e lumtur me punën që bëj”, Adrola Dushi akuzon “modelet e Instagramit”

Adrola Dushu është padyshim një nga modelet më të bukura shqiptare, duke u tkhyer dhe në një më të pëlqyerën nga publiku, jo vetëm për pamjen, por edhe për thjeshtësinë e saj.

Gjatë intervistës për “Elitë Show” në televizionin “T7”, Adrola foli për fenomenin e vajzave të Instagramit, ku sipas saj për shkak të këtij rrjeti social, profesioni i modeles ka humbur sensin, pasi nuk ka më kritere.

Advertisement

“Në gjithë botën janë bërë vetëm modele nga Instagrami ka humbur sensi i gjithës prandaj as unë nuk ndihem e lumtur me punën që bëj tani më është kthyer tamam në punë marr punë të mira dhe paguhem mirë kjo më bën akoma të rri në këtë punë, por ka humbur sensi i gjësë”,-përfundon modelja e njohur.