Nuk na gënjyen dot, Kylie ribashkohet me Tyga! (FOTO)

Tre ditë më parë Kylie Jenner e mohoi takimin në orën 2 të mëngjesit me ish-të dashurin Tyga në studion e regjistrimit pas ndarjes me Travis Scott.

Por miliarderja 22 vjeçare nuk arriti t’i fshehte të vërtetën fansave të saj, pasi është fotografuar me reperin 29 vjeçar duke festuar në të njëjtin klub nate.

Advertisement

Dyshja e shumëpërfolur janë parë në orët e para të mëngjesit të së dielës në “Hyde Lounge”, në Kaliforni, vetëm një javë pasi Kylie u nda nga Travis.

Ylli i reality show u përpoq të mos binte në sy teksa mbahej tek truproja i saj kur mbërriti në klub.

kylie-jenner-parties-with-sister-khloe-tyga-just-days-after-being-at-same-recording-studio-postkylie-jenner-parties-with-sister-khloe-tyga-just-days-after-being-at-same-recording-studio-post-1

/TopChannel/