Nuk ka Ken pa Barbie! Ryan Gosling i zhgënjyer për nominimin në çmimet “Oscar”.

Ryan Gosling është mirënjohës që është nominuar për çmimet “Oscar”, por iu bashkua fansave që kanë shprehur zhgënjim për mospërfshirjen e aktores Margot Robbie dhe regjisores Greta Gerëig.

Gosling u nominua të martën në kategorinë për aktorin më të mirë në rol dytësor për portretizimin e tij të kukullës Ken Mattel në filmin “Barbie”. Fansat kanë qënë të zhgënjyer që regjisorja dhe aktorja nuk janë nominuar në asnjë kategori. Për ta nominimi ishte i pavend, duke pasur parasysh mesazhin e filmit për feminizmin. Përmes një deklarate aktori ka shkruar “Nuk ka Ken pa Barbie dhe nuk ka asnjë film “Barbie” pa Greta Gerëig dhe Margot Robbie” .

Advertisement

Të martën u njoftuan nominimet për çmimet e “Oscar” të cilat do të mbahen në një ceremoni të veçantë më 10 Mars. Prezantuesi i ceremonisë do të jetë moderatori Jimmy Kimmel të cilit i besohet për herë të katërt moderimi i shfaqjes.