Njihuni me dy banorët e rinj të ‘Big Brother Vip 3’!

Graciano Tagani dhe Erjola Doçi janë banorët më të rinj që i bashkohen shtëpisë më të famshme, Big Brother Albania VIP 3.

Në klipin e saj hyrës, Erjola u shpreh se banorët më të fortë sipas saj janë Ilnisa dhe Juli.

Advertisement

Graciano: Hello.

Ledioni: Kjo është fjala e fundit në gjuhën e huaj sepse nuk të lejon Vëllai i Madh të flasësh në gjuhë të huaj. A keni ftohtë more? Ore Graciano, po jepja xhupin vajzës?

Graciano: Ndoshta nuk më pe, por isha kështu bashkë me Erjolën.

Ledioni: A jeni gati?

Graciano: Më gati se kurrë.

Erjola: Unë jam gati të dal e fundit Ledion.

Ledioni: A bravo, sepse ata që u futën gati për të dalë të fundit dolën të parët, kështu që te ty i kemi shpresat.