Nuk jam unë në videon e seksit!

Këtë deklaratë e ka bërë vetë kantautorja britanike që ka urdhëruar avokatët e saj të ndërmarrin një çështje ligjore kundër të përjavshmes franceze PUBLIC, për të treguar që fotoja e publikuar nga revista është tërësisht false. Imazhi në fjalë është shumë i vogël dhe jo fort i qartë, ku pretendohet se shfaqet Adele në videon amatore të xhiruar pak kohë më parë. Artistja ka mohuar ekzistencën e filmimit dhe ka denoncuar gazetën franceze. Përfaqësuesit e saj ligjor kanë siguruar se vajza në filmim nuk është Adele dhe se do të merren masa të mëtejshme kundër PUBLIC. Ndërkohë, përkrah jetës së saj profesionale që po shkon për mrekulli edhe ajo personale nuk mbetet prapa. Artistja është duke shijuar lidhjen e saj me Simon Konecki. Një burim ka rrëfyer për DAILY STAR se Simon po pret ditëlindjen e artistes që t’i propozojë për martesë.

Advertisement