Njerëzit mendojnë se e njohin Lillyn, duke u bazuar në këngët autobiografike të saj, por ajo është shumë ndryshe nga personazhi të cilit i referohet nëpër këngë. “Më erdhi në majë të hundës duke qenë Lilly Allen. Tani dua të jem vetja ime. Ngado që shkoj, nëpër pube, supermarkete, bare apo taxi njerëzit kur më takojnë mendojnë se më njohin, por realiteti është krejt ndryshe. Lilly Allen është një karakter të cilën nuk e vë dot nën kontroll. Unë nuk kam të bëj fare me të, përveç fytyrës që e kemi njësoj”. Këngëtarja 24 vjeçare, si për çudi ka deklaruar se çmimi BRIT AWARDS në kategorinë e British Female Solo Artist, nuk do të thoshte asgjë për të. “Këtë vit fitova një çmim në Brit Awards, por kjo është diçka për të cilën do të vdisja për t’a pasur katër vite më parë”.