Nuk isha aq e bukur për të

Olivia Wilde një nga aktoret më bukuroshe të Holliwood-it ka rrëfyer se ka qenë e shqetësuar nëse do e pëlqente apo jo në takimin e parë i fejuari Jason Sudeikis. Në një intervistë dhënë për revistën “Marie Claire”, 29-vjeçarja ka thënë: “Kam qenë gjithmonë fanse e tij dhe më pëlqente humori i tij i hollë. Mendoja se nuk isha dhe aq e bukur për një mashkull të tillë.” Olivia është njohur me aktorin komik në vitin 2011 dhe menjëherë u pëlqyen. Tani çifti i aktorëve po planifikon martesën, ndërsa fëmijët mund të presin ende. “Nuk po përpiqemi tani për fëmijë sepse nuk kemi gjë në plan, por le të ndodhë kur të ndodhë. Gjithsesi, Jason do ishte baba shumë i mirë pasi është i mrekullueshëm me fëmijët”,- ka deklaruar Olivia Wilde.

Advertisement