Nuk është e lehtë të jesh gruaja e David Beckham! E lë Victoria-n të pres në shi (Foto)

WEST HOLLYWOOD, CA - FEBRUARY 26: Athlete David Beckham and fashion designer Victoria Beckham arrive at the 2012 Vanity Fair Oscar Party hosted by Graydon Carter at Sunset Tower on February 26, 2012 in West Hollywood, California. (Photo by John Shearer/WireImage)

Victoria Beckham mund të jetë një ndër femrat më të suksesshme dhe të pasura në botë, por kjo nuk e ndalon bashkëshorin e saj ta lërë në shi duke pritur.

Ikona e modës ka pritur disa minuta në shi yllin e futbollit, David Beckham, i cili do të shkonte ta merrte nga puna. Nëpërmjet disa postimeve në Instagram, Victoria shkruan: “Kur qëndron në shi dhe pret burrin që të të marrë nga puna”.

Më pas ajo ka bërë një krahasim ironik, nëse më shpejt do të arrinte me biçikletë apo me makinë, duke shkruar: “Ndoshta biçikleta do të ishte më e shpejtë?”

Advertisement

20 minuta iu deshën David të mbërrinte në destinacion, për të marrë bashkëshorten e tij. Kujtojmë që Victoria ka thyer këmbën dhe është e detyruar të presë dikë për ta shoqëruar me makinë, kë këtë rast ka pritur bashkëshortin.