Fedez dhe Chiara Ferragni janë një nga çiftet më të famshëm dhe të dashur në botë. Ata janë shumë aktivë në rrjetet sociale që janë ura lidhëse me fansat e tyre në vende të ndryshme. Dje këngëtari zbuloi se po përgatiste një koreografi për një nga programet televizive në shtetin fqinj. Për orë të tëra ai u ushtrua për të mësuar hapat në mënyrën më të mirë të mundshme teksa më e impresionuara nga paraqitja e tij ka qenë Chiara.
Madje, blogerja më e njohur në botë me nota humori e ka krahasuar bashkëshortin e saj me balerinin e mirënjohur shqiptar Kledi Kadiu. Fedez ka publikuar në Instastory mesazhin që ajo i ka dërguar, ku shkruan “Nuk e dija që isha martuar me Kledi Kadiun”, ndërsa Fedez shkroi krah bisedës. “Faleminderit dashuri”.
Kjo bisedë është bërë menjëherë virale e po komentohet në mediat sociale. Kledi Kadiu i cili ka spikatur përmes spektakleve të kërcimit në Itali për talentin e tij, është një balerinët më të suksesshëm të vendit fqinj. Dhe është gjithashtu themeluesi i shkollës Kledi Dance në Romë.
Fakti që mes shumë balerinëve në Itali, Chiara e ka krahasuar Fedez me Kledin na bën të gjithve shumë krenarë.