Kim Kardashian ka përdorur një hile për të arritur look-un perfekt në Festivalin e Filmit në Kanë.
35-vjecarja ka debutuar me një fustan të Lan Yu Couture, por i është dashur të haset me një problem të vogël: copa e brendshme nuk ishte në ngjyrën e lëkurës së saj.
“Na kishin mbetur vetëm dy orë para se të dilja në tapetin e kuq. Morëm disa bustina të cajit Earl Grey dhe i futëm në lavaman së bashku me copën e brendshme të fustanit për 30 minuta”, ka shpjeguar vetë Kardashian.
Kim ka treguar se procesi zgjati pak më shumë nga sa e kishin menduar.
“Na u desh ta thanim me tharëse flokësh. Kur e vesha ishte ende pak i njomë, por funksionoi dhe copa përshtatej më shumë me ngjyrën e lëkurës time.”