Nudo për qëllime të ndryshme…

Sydney Skinny | Australi

Mbi 700 persona kanë marrë pjesë në një banjon nudo rekord. Manifestimi Sydney Skinny ka transmetuar tek të gjithë mesazhin: “Vlerësoni trupin tuaj, harrojini stereotipet dhe shfrytëzojini për të mirën e ambientit”. Kjo ka qenë një mënyrë origjinale për të mbledhur fonde, të cilat më pas do të shkojnë në favor të përmirësimit të ambienteve dhe parqeve publike në Sydney (Australi).

Por ka pasur edhe një tjetër manifestim “të zhveshur” këtë fundjavë. Prej disa vitesh në Olimpic Forest Park të Kinës zhvillohet “Undie Run”, një maratonë vrapimi kundër ndotjes së ambientit. Ky është një problem shumë i madh në Kinë, ndaj pjesëmarrësit gjysmë të zhveshur dhe të pajisur me maska antigaz vrapojnë kundër ndotjes.

Advertisement

Por ka ende… Në spektaklin ”Memorabilia” në Cocorico (lokal historik në Riccione), performonin artistë të kompanisë teatrale Fanny&Alexander. Spektakli parashikonte një nudo artistike dhe sipas policisë bëhej fjalë për akte të turpshme në publik dhe se për një vepër të tillë teatrale ishte i nevojshëm një komunikim me autoritetet. Artistët u shoqëruan në komisariat për identifikim. Ndërkohë drejtuesit e lokalit janë shprehur se kjo ishte një censurë.

Me pak fjalë një fundjavë nudoje… Ja edhe disa foto nga këto aktivitete.