Katy Perry Feat. Juicy J – “Dark Horse”

E ndërsa “Dark Horse” renditet për të katërtën javë në krye të Billboard Hot 100, Katy Perry shton akoma më tepër interesin. Artistja ka publikuar videon për singëllin e tretë të albumit PRISM. Me regji të Mathew Cullen, i cili ka punuar me Perry-n edhe për “California Gurls”, videoja n’a kthen mbrapsht në kohët e Egjiptit të Lashtë. Disa pretendentë përpiqen t’a joshin artisten përpara se të kthehen në pluhur. Videoja të kujton të famshmen “Remember the Time”, të Michael Jackson e megjithatë misionin për të qenë argëtuese e përmbush më së miri. Ja tek e keni.

[youtube=http://youtu.be/0KSOMA3QBU0&showinfo=0&rel=0]