NRG prezanton THIS TIME FOR LIFE

Thursday, January 15, 2026

13 Artistë nga e gjithë bota do të jenë mikëpritësit e këtij festivali. Të gjitha përfitimet do të shkojnë për organizatën “DANCE 4 LIFE” për të ndihmuar fëmijët e sëmurë me HIV/AIDS në mbarë botën. “DANCE 4 LIFE”, është organizata mbarë botërore e cila frymëzon, mobilizon dhe bashkon të rinjtë për të reaguar ndaj HIV/AIDS PËR JETËN (www.dance4life.com). “Qëllimi i kësaj organizate n'a ka induktuar dhe ne që të bashkojmë e mobilizojmë të rinjtë shqiptarë në të njëtën sfidë të përbashkët. Në këtë kontekst, e sidomos në kohërat që jetojmë në Shqipëri, ideali më i fortë për të bashkuar e mobilizuar të rinjtë është vetëm MUZIKA E MIRË dhe ARGËTIMI”,- thotë Gjergj Skëndaj, Drejtori i Përgjithshëm i Radio NRG.

“THIS TIME FOR LIFE” do të jetë një maratonë eventesh të cilat do të zhvillohen në vendin më atraktiv të Shqiperisë për të rinjtë, Dhërmi. Organizatorët pohojnë se qëllimi i këtyre eventeve, përpos mbledhjes së fondeve që do të shkojnë për të mbështetur “DANCE 4 LIFE” dhe fëmijët e sëmurë me HIV/AIDS, është gjithashtu krijimi i një përgjegjësie sociale midis të rinjve shqiptarë për pasojat e tmerrshme të kësaj sëmundjeje. E për këtë ata premtojnë se gjatë datave 1-5 Gusht nuk do të mungojnë lojrat interaktive gjatë paraditeve në plazhin e LOLLIPOP AT THE BEACH, ku do të ketë quizz-e mbi HIV/AIDS, si dhe lojëra të shumta që do t’u mundësojnë pjesmarrësve të mësojnë më shumë e do t’u japin mundësinë të bëhen pjesë e dhuratave si dhe të biletave falas për të marrë pjesë në koncertet që do të pasojnë në LOLLIPOP AT THE BEACH CLUB.

Iniciativës së “THIS TIME FOR LIFE” të Radio NRG, dhe kauzës së organizatës “DANCE FOR LIFE” i janë bashkuar edhe të 13 artistët qe do të performojnë live gjatë pesë ditëve të para të Gushtit në plazhin e Drimadhes, të cilët pamvarsisht axhendës së ngjeshur të sezonit veror, marrin pjesë në këtë event nën konceptin pro-bono. Këtu përmenden emrat e njohur si QUENTIN HARRIS, AKI BERGEN, Dj ROOG, AHMET SENDIL, BORN TO FUNK, MARCO LYS, MITCH CROWN, DANIEL BOVIE & ROY ROX, SNAP!.., DJ FLOWER, DARIO D’ATTIS, si dhe ANDY GRAMM e TATU.

Informacione mbi Eventet

Cmimi i biletës për “This Time For Life” do të jetë 500 lekë te reja për çdo ditë. Biletat do të shiten pranë LOLLIPOP AT THE BEACH dhe LOLLIPOP në Tiranë çdo ditë nga ora 12:00 deri ne orën 18:00 duke filluar prej datës 18 Korrik 2011.  Per Line Up-in e eventeve shikoni më poshtë.


RELATED ARTICLES
- Advertisment -