Norvegji | Breivik donte të shpëtontë vendin nga kultura marksiste

alt

E gjitha kjo për të shpëtuar Norvegjinë nga Europa Perëndimore, “nga kultura marksiste dhe laburiste”. Breivik është deklaruar i pafajshëm pasi donte të shpëtonte Norvegjinë nga kultura marksiste dhe ti dërgonte një mesazh të qartë vendit të mbytur nga laburistët. Breivik është akuzuar për akte terrorizmi dhe për të u vendos qëndrimi për 8 javë në paraburgim nga të cilat 4 në izolim. Gjatë seancës së gjyqit e zhvilluar me dyer të mbyllura, 32 vjeçari deklaroi se i kishte përgatitur të dy atentatet me ndihmën e dy celulave. Këtë fakt e ka deklaruar gjykatësi para gazetarëve duke shtuar se atë e pret burgimi i përjetshëm. Sakaq gjyqtari sqaroi se ai nuk do të ketë asnjë kontakt të jashtëm, nuk do të shohë e as dëgjojë radio dhe televizion, as të presë vizita dhe letra, përveç takimeve me avokatin. Llogaritet që tetë javët e paraburgimit të përfundojnë në 26 Shtator. Ndërkaq në total numri i viktimave të dy atentateve në Norvegji është 76, ku 7 prej të cilëve humbën jetën nga shpërthimi në Oslo.

Advertisement