Nora, më në fund tregon: It’s a girl!

Përgjatë këtyre muajve të ëmbël të shtatzënisë, këngëtarja kosovare Nora Istrefi i ka “çmendur” fansat e saj në rrjetet sociale.Më në formë se kurrë dhe me një bark të sheshtë dhe hera-herës edhe të fshehur, aq sa nëpër komente, shumë shpesh kishte edhe pyetje të tipit: “A je vërtet shtatzënë?”. Dhe që është vërtet shtatzënë, Nora e ka treguar vetëm në foton e fundit të postuar mbrëmjen e së premtes në Instagram.

Ja ku duket më në fund barku i saj i rrumbullakosur, por edhe qëllimi i Norës për ta treguar. Bashkë edhe me seksin e fëmijës: “It’s friday… Me and my baby girl out tonight!” Gjinia e fëmijës u bë publike pak kohë më parë nga Era Istrefi dhe tashmë, Nora e ka konfirmuar që ajo dhe Roberti, së shpejti ato do të jenë prindër të një vajze.

Advertisement