Nora dhe Rene shkojnë në shtëpi (FOTO)

Pas disa ditëve qëndrimi dhe rikuperimi shëndetësor, Nora Istrefi ka dalë dje nga spitali “Sistina” së bashku me vajzën e saj.
Fotot e bëra publike nga Express tregojnë Norën në formë shumë të mirë fizike.
Së bashku me bashkëshortin Robertin dhe mjekun që asistoi në lindje, Nora ka lënë spitalin dhe është nisur drejt shtëpisë së saj në Prishtinë, aty ku e pret një jetë e re me një status tjetër, të cilin tanimë do ta gëzojë me kohë të plotë.
Nora Istrefi solli në jetë më 16 maj vajzën e saj, përmes një lindjeje cezariane.

Advertisement