Pas “Bora”, reperi nuk ka preferuar të presë gjatë për të publikuar një tjetër këngë.

Noizy ka bërë të ditur në Instagram se ka gati projektin e tij më të ri, por dikush e ka penguar që të publikohet.  Bëhet fjalë për aktorin Blerim Destani. Ky i fundit dhe Noizy kanë arritur një marrëveshje rreth këngës së re, për të cilën Noizy nuk ka dhënë detaje.

Advertisement

“Kënga do të dalë vetëm kur të thotë Blerim Destani. Kështu e kemi bërë një marrëveshje. Dmth shkruani nëse e doni këngën online”, shkruan Noizy krahas videos së publikuar, ku shihet klipi i këngës që do të titullohet “Gjuha e kampionëve”.