Noizy publikon klipin e shumëpritur me regji të Ajola Xoxës

Më në fund!

Pak kohë më parë u bë e ditur se Ajola Xoxa po punonte përkrah reperit Noizy për klipin e këngës së tij me reperin italian Ghali të titulluar “Parku i Lojrave”. Klipi u publikua ditën e sotme dhe që me siguri ka lënë pa fjalë si fansat e Noizy-t, ashtu edhe ata të Ajolës. Si kurrë më parë, reperi i famshëm shqiptar vjen në një dimension tjetër artistik.

Advertisement

Në fund të klipit, një vajzë e vogël mban në dorë një flamur ku shkruhet “Frika ha shpirtin”, që duket se rrëfen dhe mesazhin e fshehur të gjithë projektit.

Mos e humbisni!


Kjo është hera e dytë që Noizy dhe Ajola bashkëpunojnë të dy, pas projektit me Alban Skënderaj, “Drejt Suksesit”.