I pranishëm në arenën e Linzit në Austri, ku Florian Marku mposhti mbrëmjen e të shtunës boshnjakun Dzevad Mutfic, ishte edhe Noizy.
Marku u ngjit në ring i shoqëruar nga Noizy, i cili interpretoi një nga këngët e tij, ndërkohë që ishte mbështetësi numër një i kickboxer-it shqiptar.
Para fitores Noizy postoi një foto me Markun ku shfaqen të dy duke qeshur pasi reperi i ka thënë kampionit shqiptar se sa të madhe e ka kokën dhe në komentet e shumta,është edhe si i modeles seksi Oriola Marashit, tashmë edhe pjesë e OTR-së.
“Bukur, a është i gjatë? LOL” ka shkruar Oriola Marashi në foton e postuar nga Noizy, duke lënë kështu të kuptohet sikur po shfaq një lloj interesi për kampionin…