Reperi shqiptar Noizy ka publikuar në profilin e tij në Instagram rastin e një vogëlusheje e cila ka nevojë për ndihmë.
Klea, është emri i vajzës 2- vjeçare e cila është djegur me qumësht dhe familjarët e vogëlushes e kanë të pamundur financiarisht ta shërojnë vajzën e tyre, pasi kostot e kurimit arrijnë deri në 20 mijë euro.
Për këtë arsye Noizy ka publikuar rastin në fjalë dhe menjëherë njerëz të shumtë i janë përgjigjur thirrjes së tij për ndihmë, ku shumë prej tyre janë miq të reperit.
Kvtë e ka treguar vetë Noizy, i cili ka publikuar në story disa nga kontributet e mbledhura deri më tani.
Me siguri, nëse kontributet vazhdojnë me këtë ritëm paratë për t’i shpëtuar jetën dhe për të kuruar Klean e vogël do të sigurohen shumë shpejt dhe kjo falë zemrës së madhe dhe humanizmit të reperit shqiptar.
Nëse dhe ju që po lexoni këtë artikull keni mundësi financiare, mund t’i bashkoheni nismës së Noizy-t.