Njihuni me Sasha Piqué!

Çfarë çasti i ëmbël mes babait dhe djalit!

Këngëtarja Shakira ka ndarë me fansat një foto tjetër të djalit të saj të porsalindur, Sasha, fëmija i dytë me futbollistin Gerard Piqué.
Edhe kjo foto si të tjerat është postuar në mbështetje të një çështjeje madhore.
Ndërkohë versioni i prerë i fotos është në faqen Facebook të futbollistit. Më pas ka qenë Shakira që fotos i ka dhënë share në faqen e saj duke shkruar “Babi dhe Sasha”.
Fotografia e plotë është në faqen e internetit të UNICEF Baby Shower, një nismë bamirësie e mbështetur nga çifti që ndihmon në ngritjen e fondeve për fëmijët në nevojë.
Si pjesë e “regjistrit të dhuratave” njerëzit mund të kontribuojnë me para për të ndihmuar me ushqime, vaksina, batanije, kutia të ndihmës së shpejtë, madje edhe topa futbolli.
Sasha lindi më 29 Janar në Barcelonë. Shakira dhe Piqué, të cilët janë bashkë prej më shumë se 3 vjetësh, publikuan që të mërkurën fotografinë e parë të djalit të tyre, e cila gjithashtu është në faqen e UNICEF. Ndërsa pak javë më parë ata pozuan para aparatit për të njëjtën kauzë, së bashku me djalin e tyre 2 vjeçar, Milan.

Advertisement