Njihuni me Evangelist!

Grupi ka prezantuar një anëtar të ri të grupit, i cili është realizuar me ndihmën e fansave. Në muajin nëntor mendjet gjeniale Damon Albarn dhe Jamie Hewlett dhanë një përshkrim të personazhit të ri të grupit që do të quhej EVANGELIST dhe i ftuan fansat e tyre që të dërgonin skicat. Pas 5 000 skicash të dërguara dhe 5 raunde votimesh publike u përzgjodh skica e fansit Jirouta dhe u rivizatua nga Hewlett. Dizenjo finale për Evangelist-in është përshkruar si një krijesë e frikshme sureale. Hidhini një sy në foto. Si ju duket?

Advertisement