Ai nisi të luante bilardo që në moshën 8-vjeçare. Mandej Eklent Kaçi fitoi një pas një garat brenda Shqipërisë, për të përfaqësuar më vonë vendin e tij në Kampionatin Botëror kur rrëmbeu çmimin e parë. I riu nga Laçi ishte i ftuar pasditen e së martës në programin e Rudina Magjistarit ku rrëfeu rrugëtimi e tij.

“Fillova të luaj për herë të parë bilardo në moshën 8- vjeçare. Fitorja ime e parë ka qenë në lagje. Për të qenë një lojtar i mirë duhet të praktikohesh shumë edhe mendërisht. Ndërsa fitorja e fundit ishte në SHBA ku dola kampion bote, në disiplinën 14+1”: tregoi 19-vjeçari.

Revista Bordo