Sipas lexuesve të revistës prestigjoze TIMES, njeriu më influencues i vitit është një 21 vjeçar i dashuruar me internetin. Kur ka qenë 15 vjeç ai krijoi 4chan.org, një site dedikuar filmave vizatimore japonezë. Në shumë pak vite ky portal është bërë shumë i ndjekur dhe numëron 6 milion hyrje në ditë. Sondazhi i realizuar nga TIMES ka shoqëruar një numër special të revistës me renditjen e 100 personazheve më me influencë në botë ku gjenden edhe Sarah Palin e George Clooney.