Për herë të dytë brenda pak ditësh, interneti po flet për Gwyneth Paltrow dhe vaginat bashkë. Të hënën e kaluar, aktorja njoftoi publikimin e serialit në trajtë dokumentari në Netflix dhe fotoja promovuese ishte kjo.
Ngjan sikur Gwyneth është brenda një vagine art-deco, apo jo? Ndërsa dje, në faqen e saj që ka në fokus mirëqënien, Goop, doli në treg qiriri i Heretic që mban aromë vagine. Dhe nuk po aludojmë. Qiriri quhet “This smells like my vagina” (Kjo mban erë si vagina ime).
Goop e përshkruan aromën si “qesharake, seksi dhe të papritur.” Në përbërje ka barbarozë, bergamot, kedër dhe trëndafil. Sigurisht, magazina u boshatis dhe u shitën të gjithë qirinjtë… e veçantë. Të interesuarit mund të regjistrohen në një listë pritjeje për të paguar 75 dollarë që shtëpia t’u vijë “erë grua.”
/RevistaAnabel/