Një video që të bën të mendosh!

Çdo ditë bombardohemi nga zgjedhjet se çfarë mund t’i fusim trupit tonë. Ka plot fast-foode, makina të automatizuara në çdo institucion, etj. Kjo futje lehtësisht në një stil dembel jetese po krijon zakone të pashëndetshme për shumë prej nesh, përfshirë edhe fëmijët. E teksa prindërit nuk duan gjë tjetër veçse një dietë të shëndetshme ushqimore për femijët e tyre, disa zakone jo fort të mira bëhen pjesë e rutinës. Në mënyrë që të mbahen familjet në rrugën e duhur Children’s Healthcare of Atlanta Strong4Life ka publikuar një video për t’u kujtuar prindërve rëndësinë e të ngrënit shëndetshëm në familjet e tyre, të bërit zgjedhje pozitive dhe aktivitet fizik. Vetja e tyre do t’i falenderojë në të ardhmen. Në këtë video të quajtur “Rewind the Future”, ne shohim momente të jetës që i kalojnë përpara syve një burri, të gjithë zgjedhjet jo të shëndetshme që ai ka bërë në mënyrë të ndërgjegjshme ose jo gjatë gjithë jetës së tij. E gjithë kjo ndodh teksa është duke vuajtur nga një goditje në zemër në moshën 32 vjeçare. Kjo video publicitare është e “frikshme” dhe të trishton, ama është shumë e rëndësishme pasi n’a kujton zgjedhjet që mund të bëjmë për të luftuar këtë stil jetese të dëmshëm, pre e të cilit shumë prej nesh janë bërë.
Ja tek e keni videon. Jemi të sigurt që mund t’a gjeni veten, ashtu sikurse e gjetëm edhe ne… Nuk është kurrë vonë për zgjedhje të shëndetshme, ndaj bëji vetes një favor. FILLO NDRYSHIMIN TANI!

[youtube=http://youtu.be/xUmp67YDlHY&showinfo=0&rel=0]

Advertisement